Misioni i portalit

Ekspertiza shqiptare në shërbim të një drejtimi jopartiak.

Ky portal përzgjedh dhe organizon profesionistë me kompetencë të dëshmuar, integritet të lartë dhe gatishmëri për të kontribuar në interesin publik.

Qëllimi është krijimi i një bordi drejtues të pavarur, përfaqësues dhe të besueshëm, të përbërë nga profesionistë të spikatur nga Shqipëria dhe Diaspora, të dalluar për integritetin e tyre profesional, përgjegjshmërinë qytetare dhe angazhimin atdhetar. Ky angazhim duhet të jetë dëshmuar përmes kontributit profesional dhe shoqëror, por edhe përmes pjesëmarrjes aktive në protestat dhe nismat qytetare për demokratizimin e vendit. Përvoja dhe vullneti i tyre synohet të vihen në shërbim të reformave prioritare, forcimit të shtetit të së drejtës dhe mbrojtjes së institucioneve demokratike.

Proces i hapur për vetëkandidim dhe rekomandim; vendimmarrja i takon bordit të vlerësimit.

Aplikimi · Hapi 1 nga 5

Aplikoni në fushën ku mund të jepni kontributin tuaj.

Zgjidhni fushën dhe nivelin e eksperiencës. Ngarkoni CV-në dhe të dhënat do të kalojnë automatikisht tek formulari i plotë.

5 hapa të qartëCVTë dhëna private
Apliko këtu

Apliko si ekspert/e

01 / 05
Opsionet e zgjedhura ruhen vetëm për vazhdimin e këtij aplikimi.
Nuk po aplikoni për vete?Rekomandoni një profesionist/e
Nga kandidatura tek përzgjedhja

Si kthehet misioni në një proces të hapur dhe transparent

Portali lidh pjesëmarrjen publike me ate politike në një proces të strukturuar verifikimi dhe përzgjedhjeje të kandidatëve.

Vetëkandidim profesional

Ekspertët mund të aplikojnë duke paraqitur profilin profesional, fushën e ekspertizës, eksperiencën, arsimimin dhe CV-në. Kandidatët duhet të plotësojnë standarde të larta integriteti profesional dhe etik, si dhe të gëzojnë reputacion të mirë dhe pavarësi në ushtrimin e profesionit.

Rekomandim i ekspertëve

Qytetarët, kolegët dhe organizatat mund të rekomandojnë individë të aftë që duhet të konsiderohen.

Verifikim nga ekipi verifikues

Aplikimet dhe rekomandimet do shqyrtohen nga një ekip verifikues i dedikuar sipas kritereve të qarta profesionale me transparencë të plotë.

Përzgjedhja

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në mënyrë transparente dhe të drejtë, pas një prezantimi të detajuar të secilit kandidat, ku do të paraqiten qartë përvoja, aftësitë dhe vizioni i tyre. Çdo kandidat do të ketë mundësinë të njihet me kandidatët e tjerë dhe, në përfundim të procesit, të votojë për kandidatin që vlerëson më të përshtatshëm, duke garantuar kështu një proces të hapur, demokratik dhe të paanshëm.

Fushat

Zgjidh fushën e ekspertizës

Çdo aplikim ose rekomandim lidhet me një fushë kryesore, në mënyrë që bordi ta shqyrtojë sipas ekspertizës përkatëse.

01
Qeverisje, Demokraci & Administratë Publike
Reforma institucionale, zgjedhore, territoriale, me transparencë, pjesëmarrje qytetare dhe administratë publike
02
Ekonomi & Financa
Buxhet, taksa, politika fiskale, zhvillim ekonomik
03
Drejtësi & Shteti së drejtës
Reforma në drejtësi, antikorrupsion, sundim ligji
04
Arsim & Shkencë
Arsimi parauniversitar, universitetet, kërkimi shkencor
05
Shëndetësi dhe Çështje Sociale
Sisteme shëndetësore, menaxhim spitalor, mirëqenie, punësim, barazi dhe mbrojtje sociale
06
Infrastrukturë & Transport
Rrugë, transport publik, planifikim urban, projekte kapitale
07
Mjedis & Energji
Energji, klimë, ujëra, mbrojtje mjedisore
08
IT/Transformim Digital
Digjitalizim, teknologji, siguri kibernetike, shërbime online
09
Diasporë & Marrëdhënie Ndërkombëtare
Diplomaci, diaspora, integrim ndërkombëtar
10
Siguri Kombëtare
Mbrojtje, rend publik, emergjenca, siguri strategjike
11
Bujqësi & Zhvillim Rural
Bujqësi, ushqim, zhvillim rajonal, ekonomi rurale
12
Kulturë, Turizëm & Trashëgimi
Kulturë kombëtare, turizëm, trashëgimi, promovim ndërkombëtar
13
Tjetër
Për fusha të tjera që nuk përfshihen më sipër
Procesi

Si funksionon procesi

Hapi 1

Apliko ose rekomando

Ekspertët mund të aplikojnë vetë, ndërsa qytetarët ose kolegët mund të rekomandojnë profesionistë të tjerë.

Hapi 2

Zgjidhet fusha e ekspertizës

Çdo aplikim lidhet me një fushë konkrete si ekonomi, drejtësi, shëndetësi, arsim, digjitalizim ose administratë publike.

Hapi 3

Ngarkohet CV dhe evidenca

Kandidati jep arsimimin, eksperiencën, arritjet kryesore dhe dokumentet mbështetëse.

Hapi 4

Vlerësimi nga Bordi

Aplikimet dhe rekomandimet do t'i nënshtrohen shqyrtimit nga një bord i dedikuar, mbi bazën e kritereve të qarta, objektive dhe profesionale, me qëllim garantimin e një procesi transparent, të paanshëm dhe të bazuar në meritë.

Vlerësimi

Kriteret e vlerësimit

Aplikimet duhet të shqyrtohen mbi bazë profesionale dhe jo partiake. Vlerësimi mund të përfshijë këto kritere kryesore.

1

Arsimimi dhe kualifikimet

Diplomë, certifikime, specializime, publikime

2

Konflikt interesit

Mungesa e konfliktit të interesit aktual ose potencial që mund të ndikoje në përzgjedhjen e kandidatit.

3

Arritjet konkrete

Rezultate konkrete, reforma të realizuara dhe kontribut me ndikim të publikuar.

4

Integriteti dhe idealizmi

Integritet i dëshmuar dhe përkushtim ndaj interesit publik dhe qëndrueshmëri në angazhimin qytetar.

5

Aftësi drejtuese dh vendimarrëse

Ide të qarta, vizionare, shpejtësi veprimi, aftësi vendimarrëse dhe ekzekutive

6

Përfaqësimi gjithëpërfshirës

Përfaqësim gjithëpërfshirës i ekspertizës profesionale nga Shqipëria, Rajoni dhe Diaspora.

Kontribuo me ekspertizën tënde

Apliko vetë ose rekomando një profesionist/e për shqyrtim nga bordi.

Shfleto arkivin e ekspertëve